Hap pas hapi

Kjo pjesë e manualit shpjegon në detaje cdo pjesë të programit Oktapodi. Më shumë se sa leximi i plotë mund të ndihmojë praktikisht referimi herë pas here në këtë seksion për ndihmë me pjesë të veçanta.

Identifikimi

Kjo është dritarja e parë me të cilën përballeni sapo hapet programi. Djathtas vendit ku lexon "Emri juaj:" duhet zgjedhur profili, pasi ta keni krijuar atë.

Profil i ri

Nëse më parë ndoqët butonin "Profil i Ri" do të arrini tek kjo dritare funksioni i së cilës siç mund të kuptohet është të krijojë një profil të ri për ju. Mendojeni profilin si një lloj pasaporte. Profili mban informacion për emrin tuaj, nivelin e përparimit, si dhe në mënyrë opsionale fjalëkalimin dhe objektivat.

Modifiko

Pasi është krijuar të paktën një profil mund të lindë nevoja për ta modifikuar atë. Për këtë shërben dialogu i shfaqur në figurën më sipër tek i cili arrihet duke klikuar në dirtaren e identifikimit butonin "Modifko Profilet". Në "kutizën" në të majtë shfaqen emrat e profileve ekzistues të cilët selektohen duke i klikuar. Pasi është selektuar profili i dëshiruar, ai mund të fshihet apo modifikohet përkatësisht me butonat "Fshi" dhe "Ndrysho". Pasi shtypet "Fshi" shfaqet një mesazh i cili kërkon të konfirmojë nëse duhet fshirë me të vërtetë profili dhe nëse përgjigja është po, profili fshihet. Pasi shtypet "Ndrysho" shfaqet dritarja "Profil i Ri" e parë më sipër, e plotësuar me të dhënat e profilit të zgjedhur. Pasi bëhen ndryshimet e duhura klikimi i "Ok" bën që këto ndryshime të ruhen.

Main

Pasi është zgjedhur profili shfaqet dritarja kryesore e programit. Përmes kësaj dritareje mund të hapen të gjitha pjesët e tjera të programit përmes butonave përkatës.

Leksionet (zgjedhja)

Në dritaren e titulluar "Zgjidh Leksionin" mund të zgjidhni njërin nga 20 leksionet e programit. Nga këto, në 10 leksione mësohen të gjitha gërmat e tastierës, në 3 leksione mësohen numrat, 2 leksione për SHIFT, 1 leksion për shenjat e pikësimit, 3 praktika dhe përsëritje dhe 1 provim. Provimi përbëhet nga 9 proza poetike njëra prej të cilave hapet në mënyrë të rastësishme sa herë që hapet dritarja për zgjedhjen e leksionit.
Kur klikohet titulli i leksionit, në krah të djathtë shfaqet teksti që ai përmban. Butoni "Ok" konfirmon leksionin e zgjedhur duke hapur dritaren në të cilën shkruhet leksioni. Butoni "Oktapodi" ju kthen në dritaren fillestare.

Leksionet - Shkrimi

Në këtë dritare zhvillohet "ora e mësimit" e Oktapodit. Në tabelën e gjelbërt shkruhet teksti i leksionit të zgjedhur. Sapo hapet kjo dritare fokusi ndodhet në tabelën e bardhë, pra mund të filloni të shkruani menjëherë. Koha fillon në momentin që shtypet gërma e parë. Kur të keni shkruar te gjithë tekstin që lexoni në tabele do të shfaqet pjesa e mbetur derisa të mbarojë i gjithë leksioni. Në etiketat djathtas jepen vazhdimisht informacione mbi saktësinë dhe shpejtësinë e shkrimit tuaj. Gabimet llogariten për cdo pjesë, pra nëse bëni një gabim në pjesën e parë, në pjesën e dytë do të lexoni 0 gabime dhe numri i plotë i gabimeve do të shfaqet në dritaren e rezultatit. Në pjesën e poshtme të dritares mund të shikoni dy duar me pozicionet e sakta të gishtërinjve sipas germave. Butoni "Pushim" ndalon përkohësisht leksionin. Ky funksion mund të realizohet edhe me kombinim nga tastiera duke shtypur njëkohësisht butonin ALT dhe gërmën P.

Tekstet (zgjedhja)

Dritarja e titulluar "Zgjedhja e tekstit" ofron mundësi për të zgjedhur midis katër kategorive të teksteve. 4 butonat sipas emrave përkatës ju drejtojnë në zgjedhjen e mëtejshme të: Teksteve të këngëve, Citateve, Librave, Teksteve sipas përparimit.

Tekstet - Tekste kengesh

Pasi shtypni butonin "Tekste kengesh" ju shfaqet një dritarë ku duhet të zgjidhni njërin nga 60 tekstet e këngëve. Për të zgjedhur tekstin ndiqet e njëjta proçedurë si tek leksionet. Në foto tregohet dritarja ku aktualisht shkruhet teksti i këngës.

Në pjesën qëndrore, me shkrim të madh lexohet vargu i tekstit i cili duhet shkruar. Poshtë tij në ngjyrë gri shkruhen dy vargjet vijues të cilët sapo ju shkruani saktë vargun e parë ngjiten më lartë. Në fund të vargut nuk nevojitet butoni enter sepse nëse nuk keni bërë asnjë gabim, rreshti do të kalojë automatikisht. Në të djathtë tregohet vetëm shpejtësia sepse siç u tha nëse bëni gabime nuk mund të kaloni në rreshtin tjetër, pra në këtë pjesë të programit gjithmonë saktësia është 100%.

Tekstet - Citate

Citatet kanë një dritare shumë intuitive. Në "faqen" e majtë është shkruar një citat dhe autori i tij është shkruar sipër. Ju duhet te shkruani vetëm citatin, pa autor, në "faqen" e djathtë. Edhe në këtë pjesë ju shikoni vetëm shpejtësinë dukë presupozuar se saktesia është 100%. Nëse citati shkruhet saktë aktivizohetn dy "butonat" me emrat "Ruaj Citatin" dhe "Vazhdo". Nëse klikoni "Ruaj Citatin" në desktop-in tuaj do te krijohet një skedar me emrin "Citate.txt" ku ruhet citati që shfaqet ne ekran dhe emri i autorit të tij. Butoni "Vazhdo" bën që të shfaqet citati i rradhës.

Tekstet - Fragmente librash

Në pjesën e sipërme të kësaj dritareje shfaqet teksti i marrë nga një fragment libri. Që kur hapet kjo dritare fokusi ndodhet në kutizën e poshtme pra mund të filloni të shkruani menjëherë. Qëllimi i kësaj pjese të programit është që të simulojë sa më shumë procesin e shkrimit të një materiali nga letra në kompiutër. Për këtë arsye janë zgjedhur fragmente librash relativisht të gjatë dhe teksti i shkruar nuk selektohet në kutizën origjinale si tek leksionet. E vetmja ndihmë janë numri i gabimeve të shfaqura në pjesën e djathtë sipër. Edhe në këtë pjesë mund të përdorni funksionin "Pushim" përmes butonit me të njëjtin emër ose kombinimit "ALT+P".

Tekstet - Tekste sipas përparimit

Në këtë dritare mund të zgjidhni tekstet sipas përparimit. Këto konsistojnë në tekste me fjalë të rastësishme me gërmat e mësuara deri në atë moment. Meqë këto tekste janë pjesë e praktikës, për t'i shkruar hapet dritarja e leksioneve.

Lojrat - VIP

Kjo lojë përbëhet nga 80 mini-biografi vipash. Jepet një informacion i shkurtër mbi jetën e cdo personi, i përshtatur në vetën e parë vetëm si zgjedhje stilistike pasi nuk janë fjalë të thëna nga vetë personat në fjalë, dhe qëllimi është që pasi të shkruani informacionin të gjeni emrin e VIP-it të cilin duhet ta shkruani në kutizën e ndodhur në pjesën e sipërme. Në program jepen detaje të tjera mbi lojën. Lista nuk përfshin 80 personat më të famshëm apo më influentë të botës, pasi një mision i tillë do të ishte tepër i vështirë për tu arritur dhe nuk do të gjente asnjëherë pranim të gjërë. Megjithatë në listë përfshihen 80 persona të shquar të huaj ose shqiptarë me famë botërore.

Lojrat - Piano

Pasi shtypni butonin "Piano" tek dritarja e zgjedhjes se lojës ju shfaqet një dritare ku duhet të zgjidhni njërën nga 9 pjesë instrumentale. Në figurë shikoni dritaren që shfaqet kur klikoni pjesën e parë.

Për të luajtur në këtë piano virtuale nuk nevojitet asnjë lloj formimi muzikor apo eksperience me pianon e vërtetë. Cdo gërmë e tastierës i korespondon një note si dhe numrat 3 4 8 9. Kjo nuk është shumë e rëndësishme për ju pasi notat e sakta të cdo pjese ndodhen të shkruara në pentagramin e vizatuar lehtë mbi sfond dhe shtypja e çdo gërme tjetër prodhon një tingull të shëmtuar. Nëse bëni një gabim, psh në figurën më sipër nëse në vend të gërmës "T" e renditur e dyta shtypni një gërmë tjetër do të dëgjoni tingullin që sinjalizon gabimin dhe pastaj shtypni sërish "T". Pasi shkruani saktë pjesën e shfaqur në ekran dhe pjesën tjetër që shfaqet menjëherë kur shtypni notën e fundit ( në rastin konkret numri 4) mund të shikoni të plotë pamjen në sfond pasi pentagrami do të zhduket dhe do te fillojë të luhet në origjinal pjesa që ju luajtët me piano. Disa sekonda pasi mbaron muzika kjo dritare mbyllet dhe hapet dritarja për zgjedhjen e pjesës muzikore ( ose dritarja e kursit nëse keni arritur tek pianoja përmes rrjedhës normale të kursit dhe në këtë rast duhet të prisni deri sa të shfaqet vetë dritarja e kursit). Në cdo moment mund të shtypni butonin ESC për të mbyllur lojën.

Tek pjesa e fundit muzikore "Mikis Theodhorakis - Zorba's dance", përveç gërmave që tregojnë notat shfaqet dhe shenja _ e cila duhet lexuar si hapësirë. Shtypja e butonit SpaceBar, tek kjo pjesë bën që nota që po luhet aktualisht të ndërpritet duke krijuar një tingull më të përafërt me instrumentin origjinal. Kjo shërben vetëm për realizimin e saktë të muzikës prandaj edhe mund të mos e shtypni ose ta shtypni edhe atëherë kur kjo shenjë nuk shfaqet por ju e gjykoni të përshtatshme për ta përdorur SpaceBarin si 'bllokues' të notës.

Lojrat - Bomba

Në foto shfaqet dritarja e lojës "Bomba". Kjo lojë shërben kryesisht për tu praktikuar me numrat që ndodhen mbi gërmat e tastierës dhe për këtë arsye jepen të kombinuara me gërma të mëdha. Për të lehtësuar shkrimin mund të lihet ndezur "Caps-lock"-u. Tri nivelet që shfaqen në dritaren e opsioneve e cila nuk jepet në figurë caktojnë kohën që keni në dispozicion për të shkruar kodet përkatësisht: Fillestar - 60 sek, Mesatar - 45 sek, Ekspert - 30 sek.

Ndihmë

Butoni ndihmë në dritaren kryesore të programit hap këtë manual. Ky është një program me një "interface" shumë intuitive dhe pjesa më e rëndësishme e manualit mund të konsiderohet "Fillo shpejt" e cila ju jep disa informacione të shpejta për të filluar menjëherë punën me programin. Në faqen e parë të manualit ju shfaqen katër butona të cilët nëse klikohen ju çojnë në faqet përkatëse të titulluara "Fillo menjëherë", "Hap pas hapi", "Teknika shkrimi" dhe "Info".

Në mënyrë të ngjashme butoni "Info" tek dritarja kryesore e Oktapodit ju paraqet disa informacione kryesore mbi përmbajtjen e programit.

Kursi

Nëse në dritaren kryesore klikoni butonin "Kursi" ju shfaqet dritarja që shikoni në foto. "Kursi" është një "program" i menduar që t'ju udhëheqë nëpër proçesin e të mësuarit në mënyrën më të suksesshme, prandaj është e rekomanduar të ndiqet kur filloni të përdorni programin Oktapodi. Funksionet e butonave të kësaj dritareje janë shumë të thjeshtë dhe kuptohen nga emrat. Butoni "Nga fillimi" e kthen kursin në leksionin e parë. Butoni "Vazhdo" ju drejton për në hapin tjetër të kursit i cili mund të jetë leksion ku mësohet poziocioni i gërmave apo numrave te rinj, tekst ose lojë.